Vitia bisedon me komandantin e KFOR-it lidhur me COVID-19 NULL NULL 16.04.2021 17:50 16.04.2021 17:50 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici. Në këtë takim u diskutua çështja e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe koordinimi i aktiviteteve për të adresuar sa më drejt në të gjitha aspektet këtë sfidë të shëndetit publik. Vitia ka falënderuar forcat paqeruajtëse në Kosovë për misionin e tyre dhe përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë. Është biseduar edhe për vaksinimin kundër COVID-19 dhe dërgimin e mesazheve sa më të qarta tek popullata për rëndësinë e këtij procesi dhe të zbatimit të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit. Po sot, i pari i shëndetësisë ka pritur në takim për të biseduar rreth COVID-19 dhe bashkërendim të aktiviteteve Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga përfaqësuesit e lartë të zyrave të agjencioneve të KB në Kosovë si OBSH e UNICEF. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë