Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitia: Asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore

NULL NULL
29.02.2024 12:24
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e jashtëzakonshme për shëndetësi,ai shprehu pakënaqësit e qeverisjeve të mëparshme

Sipas Vitisë asgjë nuk ishte në drejtim të duhur sa i përket sigurimeve shëndetësore kur mori titullin e ministrit, njofton Klankosova.tv

Ai po ashtu ritheksoi të arriturat e qeverisjes Kurti në mandatin e tyre.

“Deputetë të nderuar asnjë hap në drejtimin e duhur nuk e kemi gjetur për sa i përket sigurimeve shëndetësore. Duhet ta pranojë që funksionalizimi i Fondit paraqet një kompleksitet të gjërave nga çdo këndvështrim dhe çdo dështim në përpjekje për ta funksionalizuar Fondin ashtu siç duhet mund të sjellë pasoja katastrofike dhe shtyrje të këtij procesi të rëndësishëm”, tha Vitia.

“Në fushatën e vitit 2020 premtimi im kryesor i kësaj qeverisje të përgjegjshme ka qenë menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e qytetarëve mbi masën 60 për qind, deri në fund të vitit 2021, gjë të cilën e kemi arritur me sukses të plotë. Deri në mesin e vitit 2022 e gjithë shoqëria dhe gjitha institucionet jo vetëm shëndetësore janë marrë kryesisht me menaxhimin pandemisë nga pikëpamje të ndryshme sepse të gjitha institucionet kanë qenë të varur nga ky menaxhim dhe vaksinimin e qytetarëve. Kushdo që thotë që kanë kaluar tri vite, është ose dashakeqës ose ka nevojë që t’i ri sheh lajmet e viteve 2020, 2021, 2022 për të kujtuar se në çfarë kemi kaluar deputetë të nderuar. Ne si qeverisje e përgjegjshme po e mbyllim mandatin katërvjeçar, por si qeverisje ne e kemi kaluar krizën më të madhe shëndetësore që jo vetëm Kosova por e ka parë edhe bota në një shekull”,u shpreh Vitia në Kuvendin e Kosovës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.