Vitia: 23 mjekë nga mërgata, të gatshëm të vijnë dhe të japin trajnime e trajtime në QKUK NULL NULL 09.03.2023 12:36 09.03.2023 12:36 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se pas thirrjes nga ministria deri tani 23 mjekë nga mërgata janë shprehur të gatshëm që të vijnë dhe të japin trajnime dhe trajtime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vitia, në seancën e kuvendit, tha se janë edhe gjashtë specializantë që veçse kanë ardhur për të shërbyer në sektorin privat shëndetësor, njofton Klankosova.tv. “Udhëzimi Administrativ i cili tashmë ka hyrë në fuqi dhe i rregullon procedurat e licencimit të profesionistëve të huaj shëndetësor është që eksperiencat e mjekëve sidomos drejtimet specialistike si në nivelet akademike ashtu profesionale që të vijnë në Kosovë dhe me përvojat e tyre të na ofrojnë trajtime por edhe trajnime në nivele të ndryshme të sektorit tonë shëndetësore”. “Deri tani janë 23 mjekë të cilët deri tani kanë shprehur gatishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar bashkë me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në sektorët që ka më së shumti nevojë ndërsa në sektorin privat deri tani janë 6 specialistë që kanë ardhur” u shpreh Vitia. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 38 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë