Lajmet e fundit
Viti i ri shkollor nisi me probleme të ngjashme me ato të vitit të kaluar.
Edhe këtë shtator, nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë nisën mësimin pa libra shkollorë, raporton Klan Kosova.
Për nxënësit e klasave të para, megjithatë, kjo ditë ishte e veçantë. Mbi 100 vogëlushë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës “Nazim Gafurri”.
Në shkollën “Naim Frashëri” thonë se përgatitjet për fillimin e mësimit kanë përfunduar.
Këtë vit, në të gjithë Kosovën, mësimet i ndjekin mbi 260 mijë nxënës. /Klankosova.tv