Viti: Publikoi në TikTok video me pistoletë dhe shufër metali, shoqërohet në polici i mituri NULL NULL 24.02.2024 09:49 24.02.2024 09:49 Foto ilustruese. TikTok Është arrestuar një i mitur në Viti, pasi i njëjti ka publikuar në TikTok një video me pistoletë dhe një shufër metali. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, njofton Klankosova.tv. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë