Viti: Prangoset pasi bëri kosovar luginasin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Viti: Prangoset pasi bëri kosovar luginasin (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 20/09/2022

Një zyrtar i ofiqarisë në Komunën e Vitisë me iniciale M.D. u arrestua të hënën.

Ai po dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke i asistuar një luginasi të bëhet kosovar me dokumente false, përcjell klankosova.tv.

Dallaveri besohet se u krye në mars, ndërsa për prangosjen e shërbyesit më të vjetër civil në komunë kolegët e tij e mësuan tek të martën.

Pas këtyre zhvillimeve, ndaj punëtorit me inicialet u shqiptuan edhe masa të brendshme disiplinore.

Ofiqarit që u dërgua në mbajtje për 48 orë, i ishte ndaluar, qysh nga marsi, qasja në dokumentet zyrtare dhe kryerja e punëve të tjera administrative.