Lajmet e fundit

Mbi 17 mijë tekste mësimore do të shpërndahen për fëmijët shqiptarë në Diasporë për vitin e ri shkollor 2026-2027.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, bëri të ditur se janë parashikuar mbi 5,700 paketa mësimore për nxënësit në 15 shtete të Evropës, si dhe në ShBA dhe Kanada, shkruan TopChannel, transmeton Klankosova.tv.
Tekstet përfshijnë lëndët “Gjuha shqipe” dhe “Kultura shqiptare”, ndërsa për herë të parë këtë vit do të përfshihet edhe niveli i tretë, duke synuar forcimin e mësimit të gjuhës dhe ruajtjen e identitetit shqiptar në Diasporë.