Viti: Familja Azemi kërkon ndihmë për ta shëruar djalin (VIDEO) NULL NULL 17.01.2020 20:39 17.01.2020 20:39 Prindërit e Egzon Azemit nga Vitia, kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre, për pesëvjeçarin e sëmurë nuk është gjetur akoma diagnoza. Babai i djalit, Isuf Azemi, tha për Klan Kosovën se djali i tij ka nevojë për shërim jashtë vendit por kushtet ekonomike po ia pamundësojnë këtë. Ai deri tani tha se ka mbledhur një shumë të konsiderueshme të parave, por që kërkon ndihmë akoma, pasi nuk i mjaftojnë ato. Ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje munden të kontaktojnë në këta numra të telefonit: 045131321 dhe 046151220. Klan Kosova ka raportuar edhe muaj më parë për Egzon Azemin, por nga atëherë akoma nuk janë mbledhur fondet e mjaftueshme. Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë