“Viti 2202”, komuna e Ulqinit fajëson fëmijët NULL NULL 19.12.2021 10:35 19.12.2021 10:35 Nga qyteti i Ulqinit, u bë lajm një dekorim i çuditshëm – në vend se të shënohej se po hyjmë në vitin 2022, ata shkruan shumë më larg, në vitin 2202. E krejt ky sherr sipas sekretarit të Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiut, ka ardhur nga fëmijët e qytetit. Sipas tij disa të mitur ia kanë ndërruar vendet numrave, por që tash gjithçka është në rregull dhe numrat janë vendosur në pozicionet e duhura. “Fëmijët e qytetit ia kanë ndërru vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu për Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.