Visar Ymeri paralajmëron partinë e re NULL NULL 20.03.2018 21:29 20.03.2018 21:29 Dy emrat që i sollën Vetëvendosjes dy komuna, atë të Prishtinës dy herë dhe Kamenicës, dolën nga partia në kohën e valës së dorëheqjeve tjera. Shpend Ahmeti e Qëndron Kastrati zyrtarisht nuk kanë deklaruar nëse janë me Grupin e Pavarur. Visar Ymeri bëri të ditur se janë në bisedime dhe se beson se që të dy do të jenë pjesë e tyre. “Besoj që do të jetë. Jemi në diskutime se çka mund të bëj. Jemi duke diskutuar dhe ende nuk ka marrë formë të re. Besoj që po, natyrisht dhe jo vetëm ata”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. Ymeri theksoi se tashmë janë vetëm Grup Parlamentar mirëpo në një të ardhme të afërt do të jenë edhe subjekt politik. “Nuk ka arsye për t’u ngutur, më mirë është ta bëjmë një subjekt me koncept të qartë politik. Po flasim për kornizat tona ideologjike”, ka thënë ai. Ai la hapësirë se grupit te tyre mund t’u bashkohen edhe emra të tjerë. Sipas tij, brenda partisë ka ende njerëz të pakënaqur, të cilëve vazhdimisht po u ngushtohet hapësira për kundërshtim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë