Lajmet e fundit
Njëri mbi 60 vjeç dhe tjetra 80 vjeç. Këta janë dy qytetarët që vdiqën nga virusi i Nilit gjatë javës së kaluar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Derisa, aktualisht në infektivë është edhe një tjetër pacient në gjendje të rëndë po nga ky virus, ndërsa të tjerët janë liruar pas trajtimit.
Por, cilat janë simptomat e para?
Sipas IKSHPK-së, nga 7 gushti deri me 18 shtator janë konfirmuar 7 raste pozitive përfshirë edhe tashmë dy të vdekurit.
Pacientët me Nilin Perëndimor janë nga mosha 10 vjecare deri te mosha 80 vjecare, asnjëri nga ta nuk kanë lidhje familjare mes vete dhe janë të qyteteve të ndryshme. Vetëm njëri nga 7 të të infektuarit ka deklaruar që ka pasur histori udhëtimi.
Bartja e këtij infeksioni, sipas infektologëve, nuk është përmes kontaktit fizik, por nga mushkonjat që janë në vend, ku prania e mbeturinave dhe mbetjeve tjera ndihmon në shumimin e tyre, gjë për të cilën IKSHPK u ka bërë thirrje komunave që të marrin masa konkrete.