Lajmet e fundit

Dy viktima dhe shtatë raste të konfirmuara. Virusi i Nilit Perëndimor po ngre shqetësim edhe në Kosovë.
Brenda pak javësh, infeksioni i transmetuar nga mushkonjat është shfaqur në disa qytete të vendit, ndërsa të gjithë pacientët e konfirmuar janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, transmeton Klankosova.tv.
Se sa i rrezikshëm është ky virus, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur profesori universitar, Kurtesh Sherifi.
“Unë nuk mendoj se është një situatë alarmante, edhe pse është për keqardhje që kemi raste edhe me vdekje, gjithashtu edhe numri i hospitalizuarve. Por nëse krahasohet me rastet të cilat janë paraqitur në zonat e regjionit, konsideroj se ky numër akoma nuk e ka arrit nivelin që mund të ketë shqetësim”, u shpreh profesori në Klan Kosova.
Sa i përket numrit të të infektuarve, Sherifi tha se është sezona e mushkonjave, çka edhe mund të ketë shkaktuar infeksionin.