Lajmet e fundit

Vinicius Junior do të rikthehet te Real Madridi pas ndeshjeve me Brazilin me një mision të qartë, të rikthejë mbështetjen e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi brazilian po kalon një periudhë jo në nivelin e tij më të mirë dhe së fundmi është përballur edhe me vërshëllima nga tifozët.
Megjithatë, Vinicius vazhdon të ketë mbështetjen e José Mourinhos. Trajneri i Real Madridit ka kërkuar durim dhe ka theksuar se braziliani ka treguar në vitet e fundit se është një lojtar që mund të bëjë diferencën./Klankosova.tv