Vinicius Jr: Araujo është mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur NULL NULL nga Endrit Zogaj 14.04.2023 08:15 nga Endrit Zogaj 14.04.2023 08:15 Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, lavdëroi Ronald Araujon e Barcelonës, duke e quajtur atë si mbrojtësin më të mirë me të cilin është përballur ndonjëherë. Komentet e Vinicius Jr erdhën gjatë intervistës së tij për “Candena SER” pas ndeshjes kur Real Madridi e mposhti Chelsean 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League të mërkurën mbrëma në stadiumin Santiago Bernabeu. “Mbrojtësi më i mirë me të cilin jam përballur deri më tani është Araujo. Ai është shumë i fortë dhe shumë i mirë. Kjo është arsyeja pse ai luan për Barcelonën”, tha Vinicius Jr, njofton Klankosova.tv. Vinicius Jr dhe Araujo janë përfshirë në duele magjepsëse në përballjet e fundit në El Clasico, me trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili e vendosi uruguajanin si një mbrojtës të djathtë për të markuar sulmuesin brazilian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.