Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vinicius e dëshiron Ancelottin trajner edhe në Brazil

NULL NULL
nga Shpend Spahija 13.04.2023 10:40

Në muajt e fundit është përfolur në medie të ndryshme se Federata e Futbollit të Brazilit e dëshiron me ngulm trajnerin Carlo Ancelotti.

Ky i fundit tek Real Madrid ka në ekip disa brazilianë, përfshirë edhe Vinicius Junior.

“Të jem nën drejtimin e Ancelottit tek Brazili apo tek Real Madrid? Tek të dytë, shpresoj”, tha Vinicius Jr., transmeton gazetari Mario Cortegana.

Ndonëse ka kontaktuar edhe me trajner të tjerë, Brazili ka prioritet Ancelottin për të cilin është ende në pritje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.