Viktimat në Speciale: A e paguan Kosova kompensimin? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 07.04.2023 20:33 nga Qendresa Tershana 07.04.2023 20:33 207 mijë euro që Gjykata Speciale e obligoi Sali Mustafën, si i dënuar t’ua jap 8 viktimave të tij si kompensim, për vrasjen e një personi, dhunë fizike e psikike nuk do i marrin nga ai. Andaj, shpresa e Speciales është te shteti i Kosovës. Por, kjo kërkesë nga njohësit e fushës po cilësohet e pa vend, pasi thonë se këto para duhet t’i japë Bashkimi Evropian. Nga Specialja paralajmëruan se vetë do të mledhin para nga shtetet që dëshirojnë t’i ndihmojë viktimat, njofton Klan Kosova. Por, themelimi i një fondi për këtë punë, po shihet shumë i padrejtë ndaj viktimave të tjera të konfirmuara nga gjykimet e tjera për krime lufte. Megjithatë, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, vendimi i shpallur nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të enjtën krijoi një praktikë të re. Televizioni, për këtë çështje kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë, nëse do të marrin përsipër kompensimin e viktimave që dalin nga gjykimi në Hagë. Megjithatë përveç referimit për shfletim të ligjit për këtë punë, përgjigje tjetër nuk pati. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.