Viktimat e dhunës së luftës aktualisht nuk mund të aplikojnë për këtë status (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 10.03.2023 20:23 nga Qendresa Tershana 10.03.2023 20:23 8 gra e 2 burra nuk po mund të aplikojnë për t’iu njohur statusi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, tash e një muaj. Kaq kohë u bënë që komisioni qeveritar për këtë punë përfundoi mandatin pesëvjeçar që e pati. Kësi gjendje do të jetë derisa në paralament të votohet projektligji i ri që e zgjat edhe për dy vjet të tjera kohën e aplikimit, i votuar në qeveri në mbledhjën e së mërkurës, njofton Klan Kosova. E kundër këtij kufizimi kohor janë organizatat që merren me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës çoi plot ankesa në adresë të qeverisë të cilat s’u morën parasysh. Prandaj tash këta shpresat i kanë diku tjetër. Telvizioni kontaktoi partitë opozitare të cilat deklaruan që ditët në vazhdim do të diskutojnë në grupet e tyre parlamentare nëse do të votojnë pro apo kundër këtij projektligji të ri. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months