Viktima e Pensilvanisë, mik i kosovarëve NULL NULL 15/05/2015 15/05/2015 Në trenin i cili pësoi aksident në Pensilvani të SHBA-ve humbën jetën tetë persona. Personi vetëm i cili deri më tani është arritur të identifikohet, është Abid Gilani, banor i dikurshëm i Walnut Creek Resident, transmeton Klan Kosova. Ai bashkë me të shoqen, njiheshin në këtë zonë si njerëz jashtëzakonisht bujar. Çifti me vendbanim në Walnut Creek, shtëpinë e tyre ua ka lëshuar për banim disa refugjatëve nga Kosova të cilët u zhvendosën në Amerikë, ku ata thonë së ky çift u ka ndihmuar jashtëzakonisht në rrugëtimin e tyre në SHBA. “ Ai gjithmonë është përpjekur tu ndihmojë njerëzve, të bisedojë me ta, t`i dëgjojë hallet e tyre dhe të shkojë për vizita tek ata nëse ka qenë e nevojshme” , tha Rabit Rexhepi mik i kësaj familjeje i cili shtoi se po e ndjejnë mungesën e tij./ klankosova.tv
Lajme Ramush Haradinaj ka vazhduar me vizita në familje emblematike të kombit shqiptar (VIDEO) 15 minuta më parë