Viktima e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri është një 52 vjeçare NULL NULL 27.03.2020 22:52 27.03.2020 22:52 Një 52-vjecare është viktima e 9 e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë atje bëri të ditur se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19. “52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Duke i shprehur ngushëllimet familjes, ministria apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./Ora News.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 3 minuta më parë