“Vikingët” e “Tre Luanët” ndajnë pikët, ia vështirësojnë punën Shqipërisë NULL NULL 20.06.2024 19:59 20.06.2024 19:59 Anglia ka barazuar me Danimarkës në xhiron e dytë të grupit C. Të parët që kaluan në epërsi ishin “Tre Luanët” me anë të Harry Kane i cili shënoi në minutën e 18-të të ndeshjes. Ndërsa “Vikingët” barazuan me supergolin e Hjulmand në minutën e 34-të të takimit, njofton Klankosova.tv. Asnjëra kombëtare nuk arriti që të bënte më shumë në pjesën e dytë, pavarësisht disa gjysmë-rasteve që i paten. Me këtë barazim, Anglia gjendet në vendin e parë të grupit C me katër pikë, Danimarka në të dytin me dy pikë, aq sa ka edhe Sllovenia që është në të tretin dhe Serbia pozicionohet e katërta me vetëm një pikë. Ky barazim ia vështirëson punën Shqipërisë për t’u kualifikuar qoftë edhe përmes vendit të tretë. Në Euro 2024 kualifikohen edhe katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupet, ku kësaj renditje i prin Sllovenia që është me dy pikë, Shqipëria bashkë me Skocinë me nga një pikë, kurse aktualisht vendin e fundit nga katër vendet e treta më të mira e mban Polonia e cila nuk e ka asnjë pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.