Vikendi sjell ndeshjet e Kupës, katër nga to transmetohen në Artmotion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vikendi sjell ndeshjet e Kupës, katër nga to transmetohen në Artmotion

NULL NULL
nga Emanuell Syla 03.02.2023 15:22

Kampioni në fuqi i Kupës, Llapi, në vikend sfidohet nga Liria në mbrojtje të këtij titulli.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00 në Prizren dhe do të transmetohet direkt në platformën Artmotion, tek kanalet e sportit.

Në të njëjtën ditë dhe orë, një përballje tjetër në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll zhvillohet në Drenas.

Feronikeli di t’i matë forcat me Trepçën ’89 në 1/8 e finales.

Skuadrat që fitojnë, kalojnë në çerekfinale të Kupës.

Ditën e diel kemi dy ndeshje tjera në transmetim.

Veç në Artmotion do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova përballja Prishtina – Dukagjini nga ora 13:00, që konsiderohet si sfida më derbi në këtë fazë.

Malisheva – Fushë Kosova është takimi tjetër po nga ora 13:00.

Këto katër ndeshje transmetohen në Artmotin, kurse janë edhe katër tjera që do të zhvillohen në 1/8 e finales së Kupës. Ballkani – A&N, Flamurtari – Vushtrria, Behari – Prizreni dhe Gjilani – Vjosa.