Vikend i nxehtë, java tjetër me borë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vikend i nxehtë, java tjetër me borë

NULL NULL
16/03/2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat ditën e diel do të jenë më aktive dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius, njofton Klan Kosova.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s.

Java e ardhshme parashihet të ketë ndryshim të motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu të përziera me borë.