“Vijnë me vetura me qira”, Vullneti i komenton deklaratat e tij për diasporën NULL NULL 24.01.2025 00:19 24.01.2025 00:19 Vullneti në darkën e finalistëve në Big Brother VIP Kosova 3 është pyetur nga publiku se “çka të pengon te diaspora që flet gjithmonë kundër diasporës?”. Ai tha se nuk i pengon diaspora dhe s’ka kurrgjë kundër tyre, teksa shtoi se është absurde që të ketë diçka kundër tyre, pasi tha se 80% e familjes së tij jeton në diasporë. “A është e ndaluar që të bëjmë shaka me diasporë? Nuk është e ndaluar. Mendoj që ne duhet të folim për diasporë”. “A e kam komentuar mënyrën se si diaspora vijnë këtu për t’i rregulluar dhëmbët, a e kam diskutuar se si diaspora vijnë këtu për t’i prerë flokët, unë këto i kam parë prej familjarëve të mi”, tha Vullneti, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se është tallur me mënyrën se si diaspora vijnë në Kosovë dhe shpenzojnë qindra, mijëra euro për dasma dhe mënyrën se si ata vijnë me vetura me qira. “A jam tallur me mënyrën se si diaspora vijnë këtu dhe shpenzojnë qindra, mijëra euro për dasma e unë kam thënë se nuk është e nevojshme që t’i shpenzojnë nga 100 mijë euro për dasma, e kam bërë”. “A e kam diskutuar për mënyrën se si ata vijnë me vetura me qira këtu dhe shiten se i kanë veturat e tyre, e kam diskutuar”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Gresa zbulon se cilët janë dy banorët e preferuar të saj, a i ra pishman se si e ka përcjellë Rovenën? (VIDEO) 5 days
Big Brother VIP "Sara ishte 'fake'" - Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj ish-banorës së BBVK3 (VIDEO) 5 days