9:58, 15 Prill 2019

Nice nga vera që vjen mund të mbetet pa trajnerin, Patrick Vieira.

Kjo pasi francezi është duke u përmendur ndër favoritët për të marrë rolin e trajnerit te skuadra tjetër nga Ligue 1, Lyon, shkruan Le Parisien, transmeton Klan Kosova.

Menaxheri Bruno Genesio ka njoftuar se do të largohet që aty në fund të sezonit, dhe Vieria bashkë me trajnerin e Lille, Christophoe Galtier dhe atë të River Plate, Marcelo Gallardo prijnë në listën e ngushtë që ta pasojnë atë.

Genesio ka drejtuar Lyonin nga dhjetori i 2015-ës, në klubin që kishte kaluar një dekadë si futbollist në mes vitesh 1985-1995.

Konkurs Pune

Lexo më shumë