Vie në jetë gjirafa e parë pa njolla, kërkohet ndihmë për t’i vënë emrin! NULL NULL 22.08.2023 19:27 22.08.2023 19:27 Një kopsht zoologjik në Tenesi po i kërkon publikut të ndihmojë në emërtimin e një gjirafe të rrallë pa njolla që lindi muajin e kaluar. Gjirafa ka lindur në kopshtin zoologjik Brights në Limestone, në Amerikë, më 31 korrik dhe është e dukshme në kopshtin zoologjik, transmeton klankosova.tv. Kjo është e vetmja gjirafë e njohur pa njolla sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik dhe shembulli i fundit i njohur ka lindur ”Ueno” në Tokio. I porsalinduri është një gjirafë, një specie e rrezikuar që u shtua në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës në vitin 2018. Kopshti zoologjik në Tenesi ka propozuar disa emra dhe më e voturja do i vendoset njëri prej tyre: Kipekee, që do të thotë “Unik”. Firyali, që do të thotë “E pazakontë ose e jashtëzakonshme”. Shakiri, që do të thotë “Ajo është më e bukura”. Jamella, që do të thotë “Një me bukuri të madhe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.