Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë NULL NULL 06.07.2025 09:23 06.07.2025 09:23 Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë. Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e 5 korrikut, derisa persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi me forcë, ku dhe kanë kryer veprën e vjedhjes, transmeton Klankosova.tv. “Me datën 05.07.2025 dyshohet se personi-na të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës m/k, nga e cila kishin vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 80 copë fishek për të cilën posedon leje dhe para . Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 18 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 24 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day