11:41, 18 Nëntor 2019

Kisha e Shën Thanasit në Korçë është vjedhur gjatë natës. Hajdutët kanë thyer derën e kishës dhe më pas janë futur brenda ku kanë marrë paratë që ndodheshin në arka.

Bëhet me dije se janë shkatërruar katër arka parash dhe një arkë qirinjsh.

Shuma e grabitjes nuk dihet, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë