Videoja e veçantë me urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve (VIDEO) NULL NULL 08.04.2020 09:27 08.04.2020 09:27 8 Prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Ndryshe nga herët e tjera kur në Kosovë janë shënuar aktivitete lidhur me këtë ditë, pandemia Covid-19 e ka pamundësuar një gjë të tillë këtë vit. Por, aktivistët e Sh.K.A.”Durmish Asllano” kanë realizuar një video me urime të veçanta nga shumë personalitete të rëndësishme në Kosovë. Videoja nis me urimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, vazhdon me atë të ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett, derisa ka urime edhe nga ministra, deputetë, ambasadorë, artistë, aktorë, gazetarë dhe aktivistë. Videon me urime për komunitetin rom në Kosovë që sot feston ditën e tyre mund ta ndiqni duke klikuar KËTU. Dita Ndërkombëtare e Romëve është kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, por edhe synon që të rrisë vetëdijësimin për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në krejt botën. Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë që është mbajtur në prill të vitit 1971. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 minutë më parë