Vidal: Torino është shtëpia ime - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidal: Torino është shtëpia ime

NULL NULL
20/05/2015
Mesfushori kilian shumë i kërkuar nga skuadrat evropiane nuk e mendon largimin nga shtëpia e tij, siç e quan ai Torinon.

Mesfushori i Juventus, Arturo Vidal, e sheh si të mundshëm por edhe të dëshirueshëm qëndrimin tek bardhezinjtë deri në mbarim të karrierës.

Reprezentuesi Kilian është figura qëndrore e bianconerëve që prej transferimit të tij nga Leverkusen, në vitin 2011.

Kjo ka bërë që një numër klubesh europiane të interesonhen për shërbimet e tij, por që 27 vjeçari thotë se nuk mendon largimin nga Torino.

“Torino është shtëpia ime”.

“Njerezit janë të këndshëm, shumë të ngjashëm me kilianët. Të përshëndesit sa herë që të shohin”.

“Do të qëndroja në Torino deri në fund të karrierës, për familjen dhe njerëzit që më duan. Për më shumë, Juventus është ndër klubet më të mira në botë, ndaj është e vështirë të ndërroash ambient kur je kaq i lumtur”.

“Skuadra është duke luajtur jashtëzakonisht mirë. Ndaj, pas Scudettos ne duam edhe Champions”.