Vidal OUT, Oscar IN

Vidal OUT, Oscar IN

NULL NULL
6 years më parë
Juventusi pritet të ketë ndryshime për edicionin e ardhshëm. Vidal mendohet se do të largohet, por një yll tjetër do të kaloj tek "Zonja e Vjetër".

Arsenali ka lëvizur në drejtim të Arturo Vidal, agjenti i kilianit ka qenë të shtunën në finalen e FA cup, dhe kjo do të mund të ndezë një domino raund të transferimeve.

Juventusi është i gatshëm të shpenzojë të holla për një transferim në Torino të playmakerit brazilian të Chelseas, Oscar, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Arturo Vidal ka një kohë që është përmendur për një largim të mundshëm nga “Zonja e Vjetër” dhe ekipi më i trofeshëm në Itali duket se e ka afër zëvendësimin e kilianit me brazilianin Oscar.