Vidal në radarin e United NULL NULL 17.03.2018 12:04 17.03.2018 12:04 Kiliani mund të transferohet në Old Trafford gjatë verës, pasi tekniku portugez e sheh si lojtar ideal për skemat e lojës që ai përdor me Djajtë e Kuq Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shihet si një nga lojtarët që mund të transferohet tek Manchester United nga Jose Mourinho. Mourinho është duke kërkuar një mesfushor, pasi Michael Carrick pritet të pensionohet, ndërsa Marouane Fellaini mund të largohet, me kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni. Vidal mund të largohet nga Allianz Arena, pasi Bayern tashmë ka siguruar transferimin e Leon Goretzka, dhe Mourinho mendon se kiliani do të ishte ideal për mënyrën e lojës së Djajve të Kuq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.