Vidal: Finalja e Champions është ëndërr - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vidal: Finalja e Champions është ëndërr

NULL NULL
02/06/2015
Juventus luan finalen e Champions League ndaj Barcelonës, të dielë në Berlin. Mesfushori, Arturo Vidal e vlerëson këtë përballje si më të rëndësishmen e jetës së tij.

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka folur për finalen e Champions League ndaj Barcelonës.

Kiliani e sheh finalen e Berlinit si ndeshjen më të madhe të jetës së tij.

“Emocionet bëhen më të mëdha, sa më shumë që afron finalja. Është ëndërr të luash këtë ndeshje, ndoshta më të rëndësishmen të jetës sime”.

Vidal vlerësoi edhe kundërshtarët dhe vlerësimin që ka marrë Juventus, si jofavorit në këtë finale.

“Të gjithë e shohin Barcelonën si favorite. Por, ne kemi treguar që dimë të fitojmë ndeshje të mëdha, ndaj shpresoj që të dielën ta bëjmë këtë gjë”.