Victoria Beckham feston ditëlindjen NULL NULL 17.04.2018 14:00 17.04.2018 14:00 Djali i saj Brooklyn aktualisht është duke studiuar në New York, përderisa bashkëshorti David ka udhëtime nëpër tërë botën, andaj edhe është e vështirë për Victoria Beckham që të ketë tërë familjen në një vend. Megjithatë ata u bënë bashkë ditën e hënë në California për të festuar 44 vjetorin e lindjes së Victorias. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi bashkë me djemtë Brooklyn, Romeo dhe Cruz si dhe vajzën e saj Harper. Natyrisht që e gjithë familja kishin një dukje përplot stil, ndërsa mbishkrimi i fotografisë ishte “Nata e ditëlindjes me zemrat e mia x ju dua shumë”. I urojme një ditëlindje të lumtur Victorias. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.