Vialli: Juve ta parkoj autobusin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vialli: Juve ta parkoj autobusin

NULL NULL
28/05/2015
Ish-fituesi i Champions League me Juventusin , Gianluca Vialli ka paralajmëruar rrezikun nga sulmi katalanas në finalen e Berlinit.

Gianluca Vialli mendon se Juventusi duhet ta parkoj autobusin ndaj Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet javën e ardhshme.

Vialli, i cili i ka bërë 100 paraqitje me Juventusin dhe i ka ndihmuar atyre ta fitojnë titullin e fundit të Championsit më 1996, beson se  “Zonja e Vjetër”  duhet ta aplikojë strategjinë e Mouhrinho-s ose  të Roberto Di Mateo-s për ta mposhtur ekipin e Luis Enriques.

“Ata duhet të mbrohen me shumë lojtarë prapa, edhe nëse kjo i bie parkim i autobusit sikur Mou ose Di Mateo”  tha Vialli.

“Barcelona janë të fortë, mos e harroni këtë . Ata janë shumë të mirë në një lojë të vetme vendimtare”.

“Nëse ju keni lojtarë sikur Leo Messi , Neymar dhe Suarez , ju mund të shkaktoni shumë dëme për kundërshtarin”.

Vialli shpreson se lojtarët e Juves do të jenë të frymëzuar edhe nga disa rrethana që lidhen me kupën e botës e fituar nga Italia më 2006 , pikërisht në Berlin.