Lajmet e fundit

Një moment me nota humori ka ndodhur në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova, ku deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj, i janë sjellë vezë.
Kjo vjen disa javë pasi Kadrijaj kishte hedhur vezë në drejtim të kryeministrit, atëherë në detyrë, Albin Kurti, gjatë një seance konstituive, transmeton Klankosova.tv.
Kësaj radhe, vezët kanë përfunduar në studion ku ishte e ftuar vetë Kadrijaj, ndërsa deputetja ka reaguar me humor ndaj kësaj situate.
“Na duhen...”, ka thënë Kadrijaj duke qeshur.
Ndiqni momentin: