Veturat trotuareve të Prishtinës, nga janari policia shqiptoi mbi 12 mijë tiketa NULL NULL 19.09.2023 15:31 19.09.2023 15:31 Rastet kur veturat parkohen në trotuare në kryeqytet janë të shpeshta. E kjo i detyron qytetarët që të kalojnë nëpër rrugë, raporton klankosova.tv Javën e fundit kanë dalë disa foto ku një qytetar me karrocë nuk ka se nga të kalojë nga parkimi i veturave dhe një grua me karrocë fëmijësh në lagjen Kodra e Trimave detyrohet të dalë në rrugë për të ecur përpara. Situatë e njëjtë është parë ditë më parë edhe në rrugën “Tirana” ku një prind detyrohet të ecë nëpër rrugë pasi që një kamion ia kishte zënë trotuarin E nga Komuna e Prishtinës thonë se përgjegjësinë për këtë e ka Policia e Kosovës Ndërkaq nga Policia e Kosovës thonë se njësiti i trafikut është në vazhdimsi duke vepruar në ndëshkimin e shoferëve. “Prej muajit janar 2023 e deri me sot, për këto kundërvajtje janë shqiptuar 12.127 gjoba”, thanë nga Policia e Kosovës për klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë