17:30, 4 Mars 2019

Për vite me radhë, makinat me transmetues manual kanë kushtuar më pak se homologët e tyre automatikë,  dhe pastaj për disa makina, të tilla si Porsche 911, situata u shndërrua në manuale duke u bërë një opsion pa kosto.

Sipas Cars Direct, transmetimet manuale janë duke u bërë më të shtrenjta në kategori të caktuara makinash.

Prova është në numra, si zakonisht. Shembulli i ri është Mazda3 i vitit 2019. Makina mbart një çmim bazë prej 21 mijë e 895 euro, por nëse doni të njëjtë makinë me transmetues manual me gjashtë shpejtësi, atëherë do të duhet të paguani  së paku 28 mijë e 395 euro, shkruan mapo.al përcjellë Klan Kosova.

Juve do t’iu duhet të paguani një shtesë prej 4.mijë eurosh për modelin e ri të N-Line që të ketë transmetues manual.

Një tjetër “viktimë” është Honda Civic LX 2019. Opsioni i tij me gjashtë marshe shpejtësie është zhdukur. Honda tani është duke i detyruar blerësit të paguajnë së paku 23 mijë e 170 dollarë për transmetues manual.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë