Veturat e duhanpirësve do të shiten dy mijë funta më pak NULL NULL 30.05.2019 15:40 30.05.2019 15:40 Duhanpirësit do të humbin nga vlera e veturës së tyre kur ta qesin në shitje nëse tymosin brenda saj rregullisht. Express.co.uk, shkruan se pirja e duhanit nuk dëmton vetëm shëndetin, por që ndikon negativisht edhe në vlerën e veturës, transmeton Klan Kosova. Dhe kjo vlerë sipas ekspertëve nuk është e vogël, por sillet rreth dy mijë funta më pak, kur fjala është për Britaninë e Madhe. Dy çështjet kryesore janë të dëmtimi fizik që i bëhet veturës në interior dhe pastaj në kundërmimi – diçka të cilët duhanpirësit nuk mund të vërejnë dhe mendojnë se zgjidhet duke përdorur aromatizues. Rënia e vlerës së veturës në të cilën pihet duhani lidhet me përgatitjen e saj për treg, proces ky i cili atje llogaritet si i kushtueshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 23 orë më parë