Vetura i bie përmbi pasi i dështoi vinçi – vdes burri në Isniq të Deçanit NULL NULL 21.04.2023 19:39 21.04.2023 19:39 Sot rreth orës 17:00, një burrë derisa po e rregullonte veturën e tij në fshatin Isniq të Deçanit, i ka dështuar vinçi dhe si pasojë vetura i ka rëndë përmbi, kështu duke i shkaktuar edhe vdekjen. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Fadil Gashi. “Rreth orës 17:00, policia është njoftuar se një qytetar i fshatit Isniq, gjersa ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura”. “Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente. Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv