10:07, 26 Maj 2019

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar një fotografi në të cilën mund të vërehet se në aksident është e përfshirë një motoçikletë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:00, në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë