Vetura godet derrat e egër në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO) - Klan Kosova

Vetura godet derrat e egër në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

NULL NULL
4 months më parë

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në fshatin Duhel të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur pasi në rrugë ka dalë një tufë derrash të egër, teksa lëndime ka marrë ngasësi i makinës, bën të ditur policia, transmeton Klankosova.tv.

“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ km-39 në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe, sipas informacioneve qe kemi deri tash, gjendja e tij është stabile”, ka thënë për Klankosova.tv Luljeta Mehmeti nga zyra për informim.

Më tej, bëhet e ditur se derrat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes nga shoqata e gjuetarëve, ndërsa rruga është hapur plotësisht për qarkullim rreth orës 21:30.