Vetura del jashtë rruge, humb jetën i riu shqiptar në Itali NULL NULL 17.02.2019 12:22 17.02.2019 12:22 Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Treviso. Sipas mediave italiane, një makinë ku udhëtonin tre të rinj është përplasur me një shtyllë dritash dhe ka përfunduar jashtë rruge. Aksidenti ka qenë fatal për të riun shqiptar me inicialet G. K., ndërsa kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë me inicialet K. ë., dhe T. R, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Sipas të dhënave të para, shkak për këtë aksident të rëndë është bërë një sëmundje e papritur që ka kapur shoferin, duke humbur kontrollin e makinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.