Lajmet e fundit

Tre adoleshentë, dy djem dhe një vajzë, kanë humbur jetën tragjikisht pasi një veturë “Audi” përfundoi në lumin Wear në Sunderland të Anglisë.
Policia e Northumbria-s njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, pranë urës Wearmouth. Sipas autoriteteve, në veturë ndodheshin katër persona, ndërsa një 17-vjeçar arriti të dalë nga uji. Ai është dërguar në spital me lëndime jo serioze dhe më pas është arrestuar në lidhje me incidentin.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë ende në fazat e para. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të mos publikojnë apo transmetojnë pamje nga vendi i ngjarjes, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet u kanë kërkuar gjithashtu personave që kanë informacione, veçanërisht atyre me pamje nga kamerat e sigurisë ose kamerat e veturave, që t’ua dorëzojnë ato policisë.