14:08, 14 Korrik 2020

Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për vetting-un në Polici, Gardë e SHÇBA sipas të cilave parashikohet zgjatja e afatit të këtij procesi. Sipas ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, Presidenti ka goditur thelbin dhe frymën e ligjit për arsye se ai e konsideron vetting-un si instrument presioni.

Lleshaj u shpreh se vetting-u është një instrument presioni pozitiv ndaj kujtdo që merr përsipër të shërbejë në strukturat ligjzbatuese dhe se duhet t’i nënshtrohet një verifikimi të përhershëm. Do të jetë përherë në një proces verifikimi, për arsye se risku i komprometimit të një personi të caktuar gjatë karrierës është prezent.

“Pra, vetting-u është një proces i përhershëm, jeta në Polici dhe në Gardë dhe në shumë struktura ligjzbatuese është në një proces vetting-u të pafund, të përhershëm dhe këtu nuk ka asgjë të re. E kundërta do të ishte sinjali i gabuar, nëse themi ne e bëjmë vetting-un një herë dhe pastaj imunizohemi prej tij dhe nuk kemi më asnjë kontroll, asnjë proces verifikimi në jetë. Jo, është një proces i vazhdueshëm dhe ligji i bërë që në 2018 e ka këtë frymë flet për vlerësim periodik”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Konkurs Pune

Lexo më shumë