Vettingu, drafti pret votimin e Qeverisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vettingu, drafti pret votimin e Qeverisë (VIDEO)

NULL NULL
28.09.2021 20:47

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dorëzuar tashmë Qeverisë koncept-dokumenti për procesin e Vetittngu në sistemin e drejtësisë i cili pritet të votohet në mbledhjen e ardhshme.

Sipas Haxhiut, vetëm kështu do të bëhet fuqizimi i institucioneve të drejtësisë, derisa janë krerët e tyre të parët që do të testohen.

“Verifikimi i integritetit personal të subjekteve të vettingut, vlerësimi profesional dhe performancës dhe kontrollit të pasurisë së tyre janë shtyllat kryesore mbi të cilat është zhvilluar dhe kompletuar ky dokument dhe mbi të cilat do të zhvillohet Vettingu”.

Ky mekanizëm pritet të ketë mandat të përkohshëm dhe të votohet nga Kuvendi i Kosovës, derisa do të shpallet nga presidentja e vendit kurse betimi do të behët para një trupe ndërkombëtare.

Kronikë nga Arjeta Sinani