Vetmia po aq e rrezikshme sa duhanpirja dhe mbipesha NULL NULL 05.04.2020 17:40 05.04.2020 17:40 Vetmia mund të shkurtojë vite të tëra nga jeta juaj dhe është po aq e rrezikshme sa pirja e duhanit ose të qenit obezë, sipas shkencëtarëve. Por duke pranuar faktin se mund të përfundoni në një shtëpi të kujdesit për të moshuar kur arrimi moshën 20 apo 80 vjeçare mund të largoheni nga vetmia. Studiuesit pretenduan se pritshmëritë e mençura për normalitetin e plakjes do t’i ndihmojnë njerëzit të përshtaten me të. Studimi i tyre, i cili ekzaminoi 30 njerëz që jetonin në strehimore në San Diego, zbuloi mekanizmat e ndryshëm të përballimit nga banorët. Autori kryesor Dilip Jeste, nga Universiteti i Kalifornisë tha se vetmia rivalizon pirjen e duhanit dhe mbipeshën në ndikimin e saj në shkurtimin e jetëgjatësisë. “Është e rëndësishme që të kujdesemi për mirëqenien e të moshuarve tanë. Ata janë miq, prindër dhe gjyshër të brezave të rinj”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 9 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë