13:49, 18 Mars 2020

Në ndejën e së premtes në Gjilan ku merrte pjesë edhe këngëtari Muhamet Sejdiu që doli pozitiv me koronavirus ishin edhe pjesëtarët e grupit Fama

Klan Kosova ka kontaktuar me këngëtarin ,Burak Vehapi, i cili pohoi se i gjithë grupi janë izoluar.

“Prej të shtunës kemi fillu me i mar masat duke përdorë doreza dhe dezinfektues dhe kemi hy në vetizolim”

“Të gjithë anëtarët e grupit jetojmë në të njëjtën hyrje edhe të tjerët janë duke vepruar njësoj – mirëpo të gjithë jemi mirë dhe pa simptoma”.

Vehapi nëpërmjet telefoni po ashtu pohoi se kanë kontaktuar numrin emergjent të IKPSHK-së dhe se bazuar në informacionet që kanë dhënë nga mjekët kanë marrë rekomandim që vetëm të vetizolohen meqë nuk kanë simptoma të shfaqura.

Konkurs Pune

Lexo më shumë