Vetitë kuruese të rrepës së bardhë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetitë kuruese të rrepës së bardhë

NULL NULL
15/10/2015

Rrepa e bardhë ka përmbajtje të shumta të lëndëve minerale duke bërë që të ketë një rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmi tonë. Disa nga vetitë e rrepës së bardhë janë:

Ruan freskinë e lëkurës

Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

Shtimi i oreksit

Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën.

Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizmit

Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

Parandalimi i kancerit

Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë pra edhe rolin e parandalimit të kancerit, transmeton albeu.com