“Ky aksion nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çdo aksion ne e bëjmë në mënyrë publike dhe madje i ftojmë edhe mediet”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Facebook.

17:42, 15 Shtator 2015

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se aksioni i shfryrjes së gomave zyrtare të komunës së Gjilanit është realizuar nga kjo Lëvizjes, njofton Klan Kosova.

“Ky aksion nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çdo aksion ne e bëjmë në mënyrë publike dhe madje i ftojmë edhe mediet”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Facebook.

Vetëvendosje po ashtu ka shkruar se reagimi i kryetarit të kësaj komune, Lufi Hazirit, kundrejt tyre ishte vetëm nga “dëshira e madhe e pushtetarëve për ta akuzuar Vetëvendosjen për gjithçka”.

Vetëvendosje shton se “lufta speciale ndaj tyre po bëhet nganjëherë me polici e nganjëherë me propagandë të pushtetit”.

“Sidoqoftë, ne nuk e kemi ndërmend t’i ndalim veprimet tona për parandalimin e krijimit të Zajednicës”, thuhet në reagim.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë