Vetëvendosje mbështesin protestën e thirrur nga Aleanca - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetëvendosje mbështesin protestën e thirrur nga Aleanca

NULL NULL
02/03/2017

Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se e mbështesin protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj.

Më poshtë është komunikata e plotë e tyre:

Vazhdimi i masës që e mban të izoluar Ramush Hardinajn, nuk është cenim vetëm i personit të tij, por sulm ndaj vetë luftës sonë çlirimtare. Edhe më serioze bëhet situata kur kuptojmë se kjo po bëhet nga fletarrestet e porositura në Serbi.

Për këtë arsye, Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të Ramush Haradinajt.

Ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë të padrejtë këtë proces që mospajtimin e tyre ta manifestojnë në protestën e ditës së shtunë, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë.

Haradinaj ka qenë pjesë e luftës çlirimtare kundër shovinizmit gjenocidal të Serbisë në Kosovë. Fletëarrestet nga Serbia duhet të anulohen për të gjithë ushtarët e luftës çlirimtare!